Alarm për bombë në Paris, evakuohet qendra tregtare (VIDEO)

Qendra tregtare “Velisi 2” në Paris është evakuuar, pas informacioneve për bomba të mundshme, shkruan e përditshmja britanike Express.

Raportohet se dy persona të dyshuar janë parë duke shëtitur nëpër këtë qendër tregtare me një pako të dyshimtë dhe me tenxhere me presion, kurse sipas informacioneve jozyrtare të përditshmes britanike dyshohet se në tenxhere kishte eksploziv

Qytetarët janë evakuuar rreth orës 15:30 me orën lokale, në mënyrë që policia të hetojë më mirë rastin.

Të dyshuarit u kapën nga kamerat e sigurisë, kurse menjëherë në vendin e ngjarjes janë shfaqur afro 230 policë, zjarrfikës dhe njësi speciale me qen. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori