U aksidentua pak orë më parë, ndërron jetë qytetari në Lushnjë (VIDEO)

Ka ndërruar jetë në spital shtesai S.K në Lushnjë i cili u aksidetua nga një Benz pak orë më parë.

Ai po udhëtonte me motorçikletë, ndërsa shkoi i plagosur në spital.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz.

Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili pak orë më vonë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 22.04.2022 21:41