Alarm për zjarr në një aeroport në Londër
Aeroporti londinez Heathrow ka bërë me dije sot në llogarinë e Twitter se sot ndërtesa e Terminalit 3 në aeroport është evakuuar për shkak të një alarmi për zjarr.

Terminali 3 është evakuuar pas alarmit për zjarr, thuhet në njoftim, dhe policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje.

Heathrow është aeroporti më i madh në Evropë, transmeton Reuters. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori