Alarm për sulm terrorist në Spanjë
Pëlqej
Policia spanjolle ka qëlluar me armë një burrë i cili shkaktoi alarm terrorist pranë kufirit mes Spanjës dhe Francës, duke bërtitur “Allahu Ekber” në një pikë kontrolli.

Policët hapën zjarr mbi personin, i cili besohet se është francez me origjinë afrikano-veriore, pasi ai filloi të bërtiste në arabisht kur automjeti me të cilin po udhëtonte u ndalua në një autostradë pranë La Jonquera në anën spanjolle të kufirit.

Ai u godit në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spital. Në spital iu nënshtrua një operacioni dhe doktorët thonë se jeta e tij nuk është në rrezik, transmeton Gazeta Express.

Raportet lokale atje thonë se policët e urdhëruan atë të dilte nga makina në të cilën ishte dhe filluan të dyshonin në të pasi panë se ai kishte një objekt të dyshimtë në belin e tij.

Zyrtarët e Gardës Civile kërkuan përforcime nga policia rajonale, pasi ai filloi të bërtiste në arabisht, duke bërtitur fjalët “Allahu Ekber”, para se të kthehej në automjet.

Ai thuhet se u qëllua dy herë dhe më pas u rrëzua në tokë, pasi doli nga makina 30 minuta pasi ishte rrethuar nga policia, me një objekt të paidentifikuar në dorë.

Ai u arrestua dhe një hetim është duke u bërë mbi incidentin, i cili ndodhi menjëherë pas mesnatës.


Shtuar më 18/11/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori