Alarm për bombë në Paris

Zona përreth HarkutTriumfit në Parisin qendror është evakuuar pas një alarmi për bombë pasditen e sotme.

Linjat e metrosë në zonë gjithashtu janë boshatisur pas alarmit për bombë, si dhe gjetjes së një çante të braktisur me fishekë në afërsi të HarkutTriumfit.

Franca është në gatishmëri të lartë pas prerjes së kokës së një mësuesi në fillim të këtij muaji nga një 18-vjeçar mysliman i zemëruar për përdorimin e karikaturave të Profetit Muhamed në një mësim qytetari.

Ka pasur disa alarme të rreme për bombë, së fundmi në stacionin hekurudhor Lyon javën e kaluar dhe në Kullën Eifel një muaj më parë.
Shtuar më 27/10/2020, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori