Alarm për bombë në një tren në Frankfurt, evakuohen 500 persona
Një alarm për bombë është dhënë në Frankurt dhe për këtë arsye rreth 500 vetë janë evakuar nga një tren në Frankfurt për shkak të një kërcënimi me bombë, njoftoi policia lokale.

Autoritetet evakuan pasagjerët e trenit Intercity-Express që vepron midis Zyrihut dhe Kielit.

Dy binarët e stacionit të Frankfurtit Jug janë bllokuar, njoftoi policia përmes një postimi në “Tëitter”.

Autoritetet thanë se alarmi për bombë erdhi nga një telefonatë paralajmëruese, dhe se çështja është akoma nën hetim. Pak më vonë, policia zbuloi të tjera detaje, duke thënë se nuk u zbuluan eksplozivë.
Shtuar më 25/01/2019, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori