Alarm për bombë në aeroportin e Romës
Aeroporti i Fiumicinos në Romë të Italisë është vënë në lëvizje mbrëmjen e djeshme pas një alarmi për bombë. Alarmimi për bombën në aeroport ka ardhur pas dyshimeve për bagazhet e një shtetasi slloven, i cili është ndaluar nga ana e policisë.

Mediat italiane raportojnë se bagazhet ku dyshohet se ndodhet bomba, janë në një nga aeroplanët e kompanisë fluturuese “Niki”, brenda të cilit ndodheshin 82 pasagjerë.

Forcat speciale dhe ato xheniere të mbërritura në aeroportin e Romës kanë nisur punën për të hetuar nëse alarmi është i vërtetë, e nëse po të hetojnë për zbulimin e bombës dhe çaktivizimin e saj. /albe.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori