Alarm për bombë në 14 ndërtesa, evakuohen 3 mijë persona në Rusi
Pëlqej
Më shumë se 3 mijë persona u evakuuan në Moskë, pas raportimeve anonime se janë vendosur bomba në 14 ndërtesa në kryeqytetin rus, shkruan Rusia Today.

Mes objekteve ku u njoftua se ishin vendosur bombat ishin tre qendra tregtare dhe katër hotele.

Shërbimet inteligjente në Rusi u vunë në lëvizje pas këtij alarmi, por pas kontrolleve në nuk u gjet asnjë objekt i rrezikshëm.

Kohët e fundit Rusia është kërcënuar me alarme të shpeshta të rreme bombash. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori