Alarm për bomba, evakuohen 200 mijë persona në Moskë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Më shumë se 200 mijë persona janë evakuuar nga qendrat tregtare, stacionet e trenave dhe universitetet në Moskë.

Evakuimet vinë pasi besohet së në këto zona janë vendosur bomba. Sipas policisë ruse, dhjetëra kërcënime për vënie të eksplozivit janë kryer në të njëjtën kohë.

Bëhet fjalë për “terrorizmin telefonik”, kurse hetimet lidhur me këto telefonata anonime janë duke u zhvilluar intensivisht.

“Çdo telefonatë është duke u analizuar në detaje. Departamentet për raste emergjente në terren, policia me qen do të përdoren që të kërkohen mjetet shpërthyese”, ka bërë të ditur një zyrtar policor.

Në mesin e zonave të rrezikuara janë tre stacionet më të mëdha të trenit, dhjetëra qendra tregtare dhe të paktën një universitet. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori