Alarm në Europë, 137 ushtarë të ISIS janë nisur për "sulme hakmarrëse"
Forcat aleate janë duke korrur fitore në fushën e betejes kundër ISIS në Siri dhe Irak, por informacione të publikuara sëfundmi nga media britanike kanë rikthyer frikën në Europë.

The Guardian, shkruan duke iu referuar burimeve nga shërbimet sekrete dhe ISIS është duke përgatitur sulme hakmarrëse ndaj vendeve të Europës të angazhuara në luftën kundër tij në Siri dhe Irak, përcjell Albeu.com.

Mësohet se janë rreth 140 terroristë që kanë filluar udhëtimin e tyre për në Europë me qëllim përgatitjen e sulmeve hakmarrëse për humbjen në Irak dhe Siri.

Më e rrezikuar sipas The Guardian është Britania e Madhe, vend i cili ka qenë shpesh në objektiv të terroristëve. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori