Alarm në Uashington, një i ri me çantë shpine hyn në Shtëpinë e Bardhë
Një person ka rënë në pranga pasi shkeli bazat e Shtëpisë së Bardhë duke mbajtur një çantë në shpinë, ka thënë Shërbimi Sekret.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së të premtes teksa Presidenti Donald Trump ishte në ndërtesë, tha agjencia.

Personi u arrestua pa asnjë incident dhe asnjë material i dëmshëm nuk u gjet në çantën e tij.

Presidenti Trump dhe Sekretari Johny Kelly u informuan rreth këtij incidenti.

Shërbimi Sekret tha se agjentët kërkuan dhe nuk gjetën asgjë që cenon sigurinë, njoftoi Associated Press.

Personi kishte hyrë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë duke kaluar me shkallë gardhin rrethues. /albeu.com/


Shtuar më 11/03/2017, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori