“A je penduar?” Dan Hutra del sot para gjykatës për masakrën në Tiranë, “kyç” gojën pas kafazit prej xhami

Autori i masakrës në Tiranë, ku u vranë 3 gra dhe mbetën të plagosura 3 të tjera, Dan Hutra, ka dalë sot para Gjykatës, ku do i komunikohet masa e sigurisë.

Në pamjet e publikuara nga BalkanWeb, 40-vjeçari shfaqet pas kafazit prej xhami i qetë dhe pa thënë asnjë fjalë, teksa gazetarët e pyesin nëse është penduar.

Hutra bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj.

Ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte në burg.

Para këtyre, Hutra plagosur të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.

Autori i masakrës ishte dënuar më parë pasi kishte vrarë partneren e tij, krim për të cilin kreu 16 vjet burg.

Ndërkohë, dy javë para vrasjeve makabre, ai ishte liruar nga burgu, ku për 8 muaj vuajti dënimin për dhunë në familje. /albeu.com


Shtuar 4.03.2023 10:49