Alarm i kuq në linjat ajrore europiane: Kujdes gjatë këtyre 72 orëve
Pëlqej
Eurocontrol, një organizatë e Bashkimit Evropian e cila është përgjegjëse për trafikun ajror në kontinent, ka ngritur alarmin ndaj operatorëve të fluturimit në Mesdheun lindor, duke paralajmëruar ata që të jenë gati për nisjen e raketave të NATO-s në Siri.

“Për shkak të fillimit të mundshëm të sulmeve ajroreSiri me raketa ajrore dhe / ose të lundrimit brenda 72 orëve të ardhshme dhe mundësinë e ndërprerjes së përhershme të pajisjeve të radiovalëve, duhet të merret në konsideratë kur planifikohen operacionet e fluturimit në zonën e Mesdheut Lindor / Nikosia FIR”, thuhet në njoftim.

Me këtë njoftim paralajmërohen pilotët që të jenë të gatshëm për rreziqet e fluturimit dhe pengesat që mund të lindin.

Të hënën, Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ai ishte “shumë i fuqishëm dhe shumë serioz në ato që thoshte” duke marrë parasysh veprimin ushtarak kundër qeverisë së Bashar Assadit lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Douma në Siri më 7 prill.

Trump tha se një “vendim i madh” do të merrej brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Një sulm ajror u krye të hënën kundër një baze ajrore siriane, megjithëse asnjë shtet nuk mori përgjegjësinë e këtij sulmi.
Shtuar më 11/04/2018, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori