Al Qaeda kërcënon Francën me sulme të tjera
Al Qaeda kërcënon Francën me më shumë atentate terroriste, pas dy sulmeve në Charlie Hedbo dhe në supermarketin hebre ku mbetën të vrarë 17 persona.

Paralajmërimi vjen nga Presidenti Francois Hollande i cili pranoi se @kërcënimet s’kanë [email protected] dhe policia është në ndjekje të një gruaje e cila dyshohet se mund të jetë një celulë më e madhe e cila po planifikon të tjera atentate të tilla të tmerrshme, raporton "skynews.com".

Një zyrtar shaira nga Al Qaeda në Gadishullin arabik, (AQAP), Harith al Nadhari, thotë në një video "Është më mirë për ju të ndaloni agresionin kundër myslimanëve dhe ndoshta ju mund të jetoni të qetë".

SHBA gjithashtu ka paralajmëruar amerikanët të kenë kujdes "nga sulmet terroriste dhe dhuna" në të gjithë botën, pas këtyre sulmeve në Paris.

Atentatori i cili u vra nga policia në supermarket në Paris kishte treguar si ishte koordinuar me atentatorët e "Charli Hedbo", dhe se ishte anëtar i një grupi të Shtetit Islamik. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori