Al-Maliki zgjidhet kryeministër i Irakut
Albeu.com
Presidenti Bush ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve politikë irakianë për të punuar bashkë për një koalicion të ri qeverisës. Bush e bëri këtë deklaratë pasi personaliteti shiit Jawad al-Maliki, u shpall si kandidati për kryeministër.Al-Maliki zëvendësoi zotin Ibrahim al-Jaafari, që e tërhoqi kandidaturën e tij pas presioneve nga arabët sunitë dhe kurdët. Bush e përshkroi marrëveshjen si një vendim themelor në rrugën e Irakut drejt demokracisë dhe një fitore në luftën kundër terrorizmit. Bush sugjeroi se ky mund të ishte edhe fillimi i tërheqjes së mundshme të forcave amerikane nga Iraku. Al-Maliki ka një muaj kohë për të formuar kabinetin e tij që duhet të miratohet nga parlamenti irakian. Në fjalim e tij të parë, zoti Al-Malaki tha se dëshironte të qëndronte larg ndarjeve etnike dhe fetare dhe të formonte një qeveri përfshirëse me pjesëmarrjen e të gjithë përbërësve të shoqërisë irakiane. bbc
Shtuar më 23/04/2006, ora 17:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori