Mësohet arsyeja pse De Ligt nuk po luan me Juventusin

Matthijs De Ligt nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit në Juventus duke përfunduar në bankën e rezervistëve.

Trajneri Maurizio Sarri ka arsyetuar mungesën e holandezit me formën e mirë të Merih Demiral i cili ka shkëlqyer si partner i Leonardo Bonuccit.

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se prapa mungesës së De Ligt qëndron një arsye tjetër.
Përforcimi i ardhur nga Ajax Amsterdam për 75 milionë euro ka probleme fizike.

De Ligt kishte probleme me disa lëndime të njëpasnjëshme dhe duket se ende nuk është rikuperuar plotësisht për të rikthyer statusin e titullarit te Bianconerët.


Shtuar 8.01.2020 10:23