“Gëzimi i amerikanëve së shpejti do të shndërrohet në pikëllim", kështu ka deklaruar organizata terroriste Al
Kaida tek sa ka konfirmuar se
Osama bin
Laden është vrarë në Pakistan. Kumtesa është nënshkruar nga “udhëheqja e përbashkët e Al Kaidës”. Data në të është 3 maj, një ditë pasi SHBA-të kumtuan se
Osama bin
Laden është vrarë.
Al
Kaida kërcënon dhe paralajmëron për hakmarrje ndaj
vrasjes së liderit të tyre.
"Theksojmë se gjaku i i luftëtarit të shenjtë, Zoti e bekoftë, për ne ai nuk ka çmim dhe ai nuk është derdhur kot", shkruhet në deklaratën e Al
Kaida-s.
Al
Kaida thekson se do të vazhdojë të ndjekë amerikanët dhe ndihmësit e tyre jo vetëm në SHBA por kudo që të gjenden.
Lajmi bëhet i ditur nga postimet e rrjetit terrorist në faqet e internetit të xhihadistëve.
Kjo ishte deklarata e parë përmes së cilës Al
Kaida konfirmonte vdekjen e kreut të saj. Deklaratat e Al Kaidës janë raportuar nga grupi amerikan "SITE Intelligence", që merret me mbikqyrjen e internetit.
Gjatë ditës ka pasur protesta kundër
vrasjes së bin Ladenit në qytetet pakistaneze të Abotabadit dhe Kuetas. Një tubim i vogël u mbajt dhe në Kajro.
Në përfundim të deklaratës thuhet se së shpejti do të publikohet mesazhi që
Osama bin
Laden kishte regjistruar një javë para se të vritej. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2011,
ora 16:27