Televizioni Al-Jazeera, me seli në Katar, ka blerë kompaninë mediatike
amerikane Current TV, të bashkëthemeluar nga ish-Zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara, Al
Gore.
Kushtet e marrëveshjes për shitje nuk janë bërë të ditura.
Përmes një deklarate të përbashkët,
Gore dhe partneri i tij, Joel Hyatt, kanë thënë se Al-Jazeera, sikurse edhe
Current TV, “beson se faktet dhe e vërteta do të çojnë te të kuptuarit më mirë të botës”.
Kjo blerje mund të zgjerojë qasjen e Al-Jazeeras në SHBA.
Current TV, i cili është përballur me shikueshmëri të vogël, është i disponueshëm në rreth 60 milionë shtëpi
amerikane.
Disa raporte thonë se Al-Jazeera po shqyrton përdorimin e
Current TV-së për të ndërtuar një kanal të ri amerikan.
Gore ka qenë Zv.president i Bill Clintonit në periudhën 1993-2001.
Shtuar më 03/01/2013,
ora 12:14