Parlamenti miraton paketën “Anti-KÇK”

Miratohet në Parlament paketa “Anti-KÇK”, ku 89 deputetë votuan pro, 17 kundër dhe 3 abstenim.

Bëhet fjalë për aktin normativ, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, i cili synon goditjen e pasurive të krijuara nga krimi.

Ky akt normativ i miratuar nga qeveria më 31 Janar, zbatohet nga Operacioni Forca e Ligjit.


Shtuar 5.03.2020 17:28