“Luftë” edhe në muzikë, kënga e re e Mozzik mposht Loredanën në klasifikimet gjermane (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme u hodh në treg bashkëpunimi muzikor i dy reperëve të suksesshëm shqiparë, Mozzik dhe Tayna.

Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe që në minutat e para bëri namin me klikime.

Pa kaluar 24 orë nga publikimi “Edhe ti” ka kaluar 2 milionë klikime duke thyer rekord.

Por jo vetëm në Shqipëri, kënga ka thyer rekord edhe në Gjermani.

Ajo renditet e para në listën e këngëve trend në këtë vend, duke lënë pas Loredanën, e cila renditet në vendin e 32.

Në kategorinë e videos muzikore më të klikuar të ditës, Mozzik dhe Tayna renditen në vendin e dytë, ndërsa Loredana në vendin e tretë.

Kënga e Loredanës “Kein Wort” zë vendin e parë në Spotify.


Shtuar 23.01.2020 10:34