Akuzohet për komplot, gjenerali turk braktis gjyqin
Ish-shefi i forcave të armatosura turke, gjenerali Ilker Basbug ka braktisur sallën e gjyqit në shenjë proteste ndaj përdorimit të përgjimeve telefonike nga ana e akuzës e cila e akuzon atë për tentativë të komplotit për një grusht shteti.

Basbug i ka cilësuar akuzat si të sajuara për të cilat ëshë shprehur se nuk do të mbrohej. Sipas prokurorisë turke, Basbug ishte koka e një rrjeti prej 400 ushtarakësh, të quajtur si rrjeti i Ergenekon, që tentoi të organizonte një grusht shteti në vitin 2003, për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Erdogan. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2012, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori