Akuzohet për dy përdhunime, policia ndalon mendimtarin e Vëllazërisë Muslimane (FOTO LAJM)
Policia franceze ka ndaluar profesorin e Universitetit të Okfordit Tariq Ramadan me akuzën e përdhunimit të dy grave, akuzë të cilën ai e ka mohuar kategorikisht.

Autoritetet franceze kanë bërë ndalimin e personit në fjalë pasi në emër të tij rëndonin dy akuza, për të cilat ata presin më shumë prova për të vendosur nëse do të kalohet në arrestimin e tij apo lirimin pas 48 orësh, raporton Reuters. (lexo KETU )

Akuzat për përdhunim në emër të Ramadan janë bërë që në muajin nëntor, ndërsa është vepruar tani kur ai ndodhej në Francë.

Ndërkohë, Ramadan ka mohuar çdo akuzë në drejtim të tij.

Tariq Ramadan është një njeri me influencë në grupimin e Vëllazërisë Muslimane me qendër të Egjipt dhe degë në të gjithë botën. Ai është gjithashtu nipi i Hasan el Benna, themeluesit të Vëllazërisë Muslimane. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2018, ora 16:16
Tage: nipi

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori