Brazil – Serbi, formacionet zyrtare: Ka befasi në “majën” e sulmit

 

Brazil – Serbi është ndeshja e fundit e ditës së sotme. Skuadrat janë pjesë e Grupit G, aty ku momentalisht kryeson Zvicra e shqiptarëve pasi mposhti ditën e sotme minimalisht Kamerunin.

Brazili është ekipi pretendent për fitimin e trofeut, ndërsa Serbia është një skuadër e cila është gati të bëj “dëm” sapo t’i vija mundësia, pasi ka në organikën e saj lojtarë më shumë potencial.

Tite ka prefuar në portë yllin e Liverpoolit, Alisson, ndërsa qëndrën e mbrojtjes e plotësojnë Thaigo Silva dhe Marquinhos, duke lënë kështu në stol Militaon.

Krahët e mbrojtjes, të cilët duket se janë pika më e dobët e këtij Brazili do të plotësohen nga Danilo dhe Alez Sandro.

Treshja e mesfushës është sa shkatërruese ashtu edhe ndërtuese me Casemiro, Paqueta dhe Neymar, ndërsa befasia është maja sulmit, me Richarlison në vend të Jesus.

Krahët e sulmit janë ata që pritej, Vini Jr dhe Raphinna.

Formacionet zyrtare:

/albeu.com


Shtuar 24.11.2022 19:14