Akuza e çuditshme e Trumpit për Kinën
Kina po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet afatmesme në SHBA, të katërtat me radhë, ka deklaruar presidenti Donald Trump, në takimin me liderët botërorë në OKB.

“Ata nuk duan që unë apo ne të fitojmë, ngaqë unë jam presidenti i parë i cili ka sfiduar tregtinë me Kinën” është shprehur Trump të mërkurën.

Megjithatë, presidenti amerikan nuk ofroi prova për një gjë të tillë.

Kina dhe SHBA-të janë në një luftë tregtare, në lidhje me taksat, që kur Trump është zgjedhur president.

Zgjedhjet afatmesme në Kongresin Amerikan pritet të mbahen më 6 nëntor.


Shtuar më 26/09/2018, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori