Aktori i njohur amerikan i shpëton përplasjes fatale me avion (VIDEO)
Aktori i njohur Harrison Ford është përfshirë në një tjetër aksident ajror. Ai ishte duke drejtuar avionin e tij privat në Kaliforni në momentin që ka pësuar aksident.

Frika dhe tensioni ka qënë i madh siç raporton "NBC", ndërsa Ford përpiqej të ulej në aeroportin e "John Wayne" në Orange County kur ka ngatërruar pistë dhe është gjendur përballë një avioni të "American Airlines" me 116 persona në bord.

Me një lëvizje të shpejtë, aktorit ka mundur që të evitojë më të keqen, atë të një përplasje fatale për të dhe për avionin e mbushur plot me njerëz.

Ky është aksidenti i dytë ajror që i ndodh Ford pas atij në 2015. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori