Berisha: Alibeaj ka bërë padi në Gjykatë për llogari të Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se padia e Alibeajt në Gjykatën e Apelit është bërë për llogari të kryeministrit Edi Rama.

Ai është shprehur se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.

Berisha theksoi se padia e Alibeajt nuk ka asnjë vlerë, pasi kjo do të thotë të mos njohësh një proces që njihet tashmë nga të gjithë shqiptarët.

Komentet ish-shefi i qeverisë i ka bërë para mediave, pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat.

“Nuk është fjala për mendim është fjala për veprim. Padia s’ka asnjë bazë dhe padia është në një farë mënyrë të mos pranosh një proces që sot e njeh çdo shqiptar. Nuk ka asnjë tagër, sepse ai e konsideron veten kryetar të komanduar, ndërkohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha Berisha./albeu.com/