Aksidentohet avioni më i madh në botë
Një avion mallrash Antovov, i konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë në botë, doli nga pista në Rusi pas një ulje të detyruar që shkoi keq.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mjeti ajror An-124 Ruslan, i cili mund të transportojë deri në 150 tonë mallra u nis nga aeroporti i Novosibirsk në Siberi, por menjëherë shfaqi problem duke humbur dhe kontaktin radio zyrtarët e aeroportit.

Avioni gjigant, që kishte 14 persona në bord erdhi disa herë rrotull pistës përpara së të rrëshkiste dhe të dëmtohej rëndë.

Por fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar.
Shtuar më 15/11/2020, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori