Aksidentohet autobusi me turistë, 31 të plagosur në Gjermani
Tridhjetë e një pasagjerë janë plagosur rëndë dhe 17 të tjerë mbeten të humbur pasi një autobus turistik u përfshi në flakë në një autostradë në Bavari.

Policia gjermane njoftoi se aksidenti i rëndë ka të ngjarë të shkaktojë vdekje të shumëfishta.

Autobusi, që mbante 46 pasagjerë dhe dy shoferë, shpërtheu në flakë pasi u përplas me një kamion, në autostradën e qytetit bavarez Muenchberg, njoftoi policia lokale në një deklaratë të hënën.

Helikopterë dhe ambulanca jane në vendin e ngjarjes për të shpëtuar të plagosurit dhe autostrada "A9" u mbyll në të dyja drejtimet.

Policia tha se disa njerëz u plagosën rëndë gjatë përplasjes, por se nuk ishte në gjendje të jepte menjëherë detaje të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori