Aksidentohet autobusi, 4 viktima në Greqi
Katër persona kanë gjetur vdekjen ndërsa 30 të tjerë janë plagosur teksa autobusi me të cilin udhëtonin është aksidentua mëngjesit e së premtes në afësri të Selanikut.



Aksidenti ndodhi në rrugën Moudania-Selanik, në vendin e quajtur Nea Moudania 22 km larg Selanikut, si pasojë e të cilit 2 burra e 2 gra humbën jetën menjëherë. Të plagosurit u transportuan në spitalet e Selanikut, ndërkohë që 4 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa të tjerët me lëndime më të lehta. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2012, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori