Aksidenti tragjik, shuhet familja me katër anëtarë
Një ngjarje me bilanc tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Ankara.

Një familje prej 4 anëtarësh është shuar e gjitha pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Sipas mediave turke, kryefamiljari Onur Elitok, 36 vjeç humbi kontrollin e automjetit duke u përplasur kështu me një shtyllë.

Bashkëshortja e tij Hilal Elitok ndërroi jetë në vend, ndërsa dy fëmijët e mitur Anil, 2 vjeç dhe Furkan Emir, 9 vjeç, u dërguan në spital, por nuk munden t’i mbijetonin dot plagëve të marra.
Shtuar më 24/10/2018, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori