Më shumë se 20 persona kanë mbetur të plagosur të enjten në një
aksident zinxhir të rreth 40 automjeteve në autostradën në afërsi të Poprada, në pjesët malore të Sllovakisë veriore.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur për shkak të
kushteve të këqija
atmosferike.
Autostrada D1 është mbyllur në atë pjesë për qarkullim, ndërsa ndihma e shpejtë ka dërguar në spital 24 të lënduarit,dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Policia për momentin nuk e di si ka ardhur
aksidenti, përveç
kushteve të vështira
atmosferike për shkak të dëborës së madhe në autostradë, raportojnë mediat. /Albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017,
ora 16:43