Kush është banori më i preferuar dhe më pak i preferuar në Big Brother VIP? (VIDEO)

Pas gjithë zhrmës dhe rrëmujës në shtëpi, më në fund në Big Brother VIP publiku foli.

Donald Veshaj u zgjodh më i preferuari i publikut dhe Sheila u zgjodh më pak e preferuara, e cila kaloj direkte në nominim.

Ndërsa të nominuarit e tjerë bashkë me Sheilën janë: Semi dhe Beniada.

Semi dhe Fifi patën një debat në Big Brother VIP që i shkaktoi dhe atak paniku. Fifi po bënte lojë me shkop, Semi nuk e dinte dhe i kërkoi të hiqte shkopin se i shkaktonte ankth, por Fifi ja nxorri para fytyrës dhe Semi shpërtheu në të qara.

Semi madje pati gjithashtu dy atake ankthi brenda spektaklit.

Spektaklin e sotëm u diskutua kjo sekuencë.

Fifi: I kërkova falje se hyri në lojë shëndeti. Po kjo bën skena
Semi: Mos thuaj skena se unë kam prindër atje jashtë dhe më njohin, e dinë se si jam dhe s’ka nevoj të qaj që ta kuptojnë.
Fifi: Jam ndjerë shumë keq, sepse përmende thikat ,the do fle me thika dhe kjo më ka bërë të më nxjerrin si psikopate, si e sëmurë psiqike, si e dal nga çmendina.
Semi: Fifi tha se nuk kam qenë afër saj kur isha keq, kjo nuk është e vërtetë.

Gjithsesi Fifi pati një surprizë, Semi u prek dhe e përqafoi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)


Shtuar 27.10.2021 09:30