Aksident tragjik pranë Selanikut, 4 të vdekur, 1 grua digjet e gjallë (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në rrugën "Egnatia" në Greqi, pranë nyjes që lidh qytetin e Verias me Selanikun. Në aksidentin ku u përfshinë mbi 35 makina, 4 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. 22 të plagosur ndodhen në spital dhe sipas informacioneve, shumë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Nga përplasja shumë prej mjeteve u përfshinë në flakë dhe dëshmitarët thonë se një grua u dogj e gjallë brenda në makinën e saj. Aksidenti ndodhi kur një trajler duke ecur me shpejtësi goditi disa nga makinat, duke shkaktuar përplasjen në seri.

Mësohet se shoferi i kamionit u arrestua afër Verias. Greqia është zi për shkak të viktimave të këtij aksidenti të rëndë, ndërsa policia po kryen hetimet.

22 të plagosur ndodhen në spital dhe sipas informacioneve, shumë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Nga përplasja shumë prej mjeteve u përfshinë në flakë dhe dëshmitarët thonë se një grua u dogj e gjallë brenda në makinën e saj. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2014, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori