Sebastian Haller, 50 ndeshje, 41 gola për Ajax

Sebastian Haller po kalon një moment fantastik në Ajax. Me ndeshjen e djeshme, në fitoren (5-0) ndaj Twentes, sulmuesi shtoi 50 paraqitje me klubin nga Amsterdami. Pesëdhjetë paraqitje që janë shoqëruar me 41 gola dhe 15 asistime që kur ai mbërriti në klubin holandez nga West Ham.

Shifra madhështore për Hallerin, i cili këtë sezon ka spikatur mbi të gjitha në Champions League. 10 gola në 6 ndeshje që e kanë bërë golashënuesin më të mirë në fazën e grupeve, me një paraqitje të shkëlqyer në ditën e parë kundër Sporting, ku sulmuesi shënoi një poker golash.

Edhe në Eredivisie, golashënuesi më i mirë

Në ligën vendase po shkëlqen. Rekord 16 gola dhe 6 asistime deri më tani në kampionat. Nëse nuk ka ndonjë dëmtim, gjithçka tregon se këto shifra do të vazhdojnë të rriten dhe në datën 23 të këtij muaji, Ajax do të përballet me Benfikën (1/16 e Champions), ku Haller do të ketë mundësinë të zgjerojë rekordet e tij. /albeu.com/


Shtuar 14.02.2022 18:45