Aksident tragjik në Iran: 28 persona humbën jetën, dhjetra të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Iran, ku si pasojë humbën jetën 28 shtetas afganë dhe u plagosën 21 të tjerë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së sotme, në pjesën jugore të Iranit ku dy minibusë u përplasën pranë qytetit Khash, rreth 1,500 kilometra në juglindje të Tehranit.

Rajoni është një rrugë që përdoret shpesh nga trafikantët për të kontrabanduar migrantë ilegalë afganë.

Irani është një ndër vendet me sigurinë më të dobët në trafik, për shkak të automjeteve të vjetra, shërbimeve jo të duhura të urgjencës, si dhe mosrrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Mesatarisht, rreth 17,000 njerëz vdesin çdo vit në aksidente në Iran.

Shtuar më 14/11/2019, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori