Aksident në rrugën Veles – Gradsko, plagosen 3 grekë
Tre shtetas grekë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën VelesGradsko. Agjencia e lajmeve "Ina" shkruan se grekët po udhëtonin me një makinë të tipit “Jeep” nga Velesi, kur në një moment kanë rrëshqitur dhe janë rrokullisur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Velesit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti./albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori