Aksident në prag të vizitës së Trumpit, pesë të lënduar në Izrael
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, filloi vizitën dyditore në Izrael, në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme, ku është i shoqëruar nga bashkëshortja Melanie Trump dhe vajza Ivanka Trump së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

Ata do të takohen me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, me shpresën se do të sjellë një vrull të ri në bisedimet për paqe.

Por, edhe pse në masa të rrepta sigurie, vizita e presidentit të SHBA-ve në Izrael nuk ka kaluar pa incidente, pasi një automjet ka përplasur një motoçikletë në Tel Aviv, ku për pasojë janë lënduar 5 persona, dy prej të cilëve raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Dyshohet se incidenti ka qenë i qëllimshëm dhe mendohet se ka qenë sulm terrorist. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2017, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori