Aksident ne Kine, dhjetera te vdekur
Albeu.com
Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në Kinë, pas rrëshqitjes së dheut, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 8 personave, thonë raportet. Ministria e Hekurudhave tha se treni ka dalë nga shinat në një zonë malore në provincën Jiangxi, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Treni ishte duke qarkulluar në relacionin nga Shangai në zonën turistike Guilin.

Xinhua raportoi se dhjetëra persona janë lënduar në këtë aksident, transmeton BBC. Raportet e mëparshme e ngritën numrin e të vdekure në 10.

Gjithashtu, në një aksident tjetër të paktën 32 njerëz kanë vdekur nga përplasja e një kamioni dhe autobusi në verilindje të Kinës.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në provincën Liaoning, ndërsa shkaqet po hetohen.
Shtuar më 23/05/2010, ora 11:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori