AI: Legjislacioni i ri për dhunën në Rusi rrezikon femrat
Organizata “Amnesty International” ka dalë kundër legjislacionit të ri në Rusi, me të cilin dekriminalizohen disa forma të dhunësfamilje, duke argumentuar se paraqet rrezik të madh për femrat.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi të martën legjislacionin me të cilin karakterizohen si shkelje administrative, e jo penale, rastet e dhunësfamilje, që kanë për pasojë dhembje, por jo dëmtim trupor.

Mbështetësit thonë se ky ndryshim ka për qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të paarsyeshme të shtetit në çështjet familjare.

Por, “Amnesty International” tha sot se legjislacioni është “përpjekje e neveritshme për banalizimin e dhunës familjare, një çështje që qeveria e Rusisë është përpjekur për një kohë të gjatë që ta minimizoj”./albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori