Ahmadinexhad i shpëton interpelancës në kuvend
Dështon nisma e disa deputetëve iranianë për të sjellë në parlament presidentin e vendit Ahmadinexhad për interpelancë në lidhje me disa akuza që janë hedhur në drejtim të tij për korrupsion.

Kjo tentativë ka rënë poshtë, pasi tre nga 73 deputetët që kishin nënshkruar peticionin gjatë ditës së dielë që ai të paraqitej në paralment kanë tërhequr nënshkrimet e tyre gjatë ditës së sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga një deputet iranian i cili ka thënë për agjencinë e lajmeve Associated Presse se kjo nismë kishte dështuar pas teheqjes së tre deputetëve.
Të dielën, 73 deputetë e kishin nënshkruar këtë peticionin, duke përmbushur kërkesat kushtetuese që një e katërta e deputetëve në asamble duhet të mbështesë ofertën, për të thirrur një president në interpelancë./albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori