Agresori në Gjermani vret një person e plagos tre të tjerë (VIDEO)
Një sulm me thikë nga një agresor në Mynih të Gjermanisë i ka marrë jetën një personi, e ndërkohë tre të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave gjermane autori sulmoi kalimtarë të rastësishëm pak përpara 05:00, me orën lokale në stacionin Grafing, në lindje të qytetit. Një nga personat e plagosur është në gjendje kritike për jetën.

Policia ka bërë të mundur ndalim e agresorit. Ndërkohë disa dëshmitarë tregojnë se ai bërtiti “Allahu akbar” para se të kryente sulmet, motivet e të cilit mbeten gjithsesi për t’u sqaruar.

Radioja publike bavareze raporton se prokuroria e Mynihut ka vendosur heshtje mediatike, ndaj dhe informacionet e deritanishme kanë qenë kontradiktore.

Kryetarja e Bashkisë së Grafingut, Angelika Obermayr lajmëroi se i dyshuari i arrestuar është një shtetas gjerman.

“Ideja që njerëzit të hipin në tren një mëngjes të bukur apo të lexojnë gazetën përreth dhe papritur të sulmohen nga një manjak është e tmerrshme”, u shpreh ajo./Albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori