Agjentet ruse kishin marre qindra-mijera dollare nga Moska
Albeu.com
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Erik Holder thotë se 10 agjentët sekretë të deportuar nga autoritetet amerikane në kuadrin e një operacioni shkëmbimi spiunësh, kishin marrë qindra mijëra dollarë nga Moska, njofton Zëri i Amerkiës.Zoti Holder i tha rrjetit televiziv CBS sot se Rusia i kishte konsideruar 10 spiunët si tepër të rëndësishëm për operacionet e tyre të marrjes së informacioneve. Por ai tha se agjentët nuk nuk kishin arritur të çonin informacione sekrete në Moskë.

SHBA i arrestuan 10 agjentët rusë muajin e kaluar dhe i këmbyen ata të premten me 4 rusë që mbaheshin në burgjet e Rusisë, të akuzuar si spiunë të Perëndimit. Të dyja palët e bënë këmbimin në aeroportin ndërkombëtar të Vienës.

Zoti Holder tha se administrata e zotit Obama e konsideroi këmbimin si një mundësi për të liruar 4 persona, për të cilët autoritetet amerikane dhe ato britanike kanë interes të madh.
Shtuar më 12/07/2010, ora 10:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori