Agjentet e Obamas ndëshkohen për sjellje negative
Përfshirja e agjentëve të shërbimeve sekrete në një rrjet prostitutash ne Kartagjenë ka bërë që disa agjentë të cilët
do të kujdeseshin për sigurinë e presidentit Barack Obama në Kolumbi, janë thirrur në vendin e tyre pas dyshimeve për sjellje negative.

Zëdhënësi i Agjencisë, Edwin Donovan tha për BBC se agjentët ishin zëvendësuar dhe se sigurimi për presidentin Barack Obama nuk do të ketë asnjë mangësi.

Në një deklaratë, zoti Donovan tha se Agjencia i ka marrë “shumë seriozisht informacionet për sjellje negative të agjentëve dhe theksoi se një hetim është hapur për këtë çështje. Ka pasur akuza për sjellje të keqe ndaj personelit të shërbimeve sekrete në Kartagjenë, që është dhe destinacioni prioritar i presidentit Obama”, tha zëdhënësi.


Sipas tij agjentët janë tërhequr nga detyrat e caktuara dhe po zëvendësohen nga personel tjetër i shërbimeve sekrete. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2012, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori