Prokuroria lëshoi urdhër-arreste, si u vunë në pranga 3 zyrtarë të Kadastrës, privatizuan qendrën shëndetësore në Tiranë

Prokuroria ka lëshuar 6 urdhër arreste për 5 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës dhe një qytetar veprat penale “Shpërdorim të detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikim të Dokumenteve”. Policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë dhe ka vënë në pranga 4 prej tyre, Petro Tusha, me detyrë specialist jurist në Drejtorinë Rajonale ASHK, Leonard Grabova, me detyrë specialist hartograf në Drejtorinë Rajonale ASHK, Ardian Duro, ish-specialist hartograf në Drejtorinë Rajonale ASHK dhe Hajdar Sula, qytetar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Legalizimi i fundit”, në kuadër të të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– P. T., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist jurist në Drejtorinë Rajonale ASHK, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim;

– L. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist hartograf në Drejtorinë Rajonale ASHK, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim;

– A. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, ish-specialist hartograf në Drejtorinë Rajonale ASHK, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim;

– H. S., 60 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit tre zyrtarët, me detyrë specialistë juristë dhe hartografë në Drejtorinë Rajonale e ASHK “Rurale 1” Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të kundraligjshme dhe në kundërshtim me Ligjin Nr.111/2018 “Për Kadastrën“, kanë regjistruar një ndërtesë në favor të shtetasit H. S, ndërsa shtetasi H. S., ka paraqitur dokumente të falsifikuara për regjistrimin e një ndërtese në favor të tij, në Drejtorinë Rajonale të ASHK “Rurale 1” Tiranë./albeu.com


Shtuar 23.02.2022 17:59