AFP: Administrata e Trump nuk përkrah integrimin e Serbisë në BE
Serbia mori urim dhe nga sekretari i SHBA-ve, Rex Tillerson me rastin e festës Kombëtare të Republikës, por, siç shkruan AFP, në urimin e tij nuk është përmendur përpjekja e Serbisë për të hyrë në BE.

"Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e reformave ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët e saj", ka thënë Tillerson, ku sipas "AFP", mesazhi i Tillerson tregon se deri në çfarë mase presidenti amerikan, Donald Trump dhe administrata e tij mbështesin integrimin e Serbisë në BE.

AFP thotë se nuk ka marrë përgjigje në pyetjen se mesazhi i Tillerson tregon një ndryshim të politikës amerikane ndaj zgjerimit të BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 08:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori