Afganistani pushtohet nga tërmeti dhe pëmbytjet
Dhjetëra persona kanë humbur jetën nga tërmeti dhe përmbytjet që kanë përfshirë Afganistanin. Tërmeti me magnitudë 5.7 sipas shkallës Richter goditi një ditë më parë provincën Laghman duke lënë të vdekur 12 persona.

Ndërkaq autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për më shumë se 100 persona të plagosur.

Ndërkohë përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në provincën Balkh, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave.

Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar dhe pesë persona rezultojnë të zhdukur. Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në provincën Sari Pul, por atje nuk janë raportuar viktima. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2013, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori