“Pioli është një trajner i shkëlqyer”

Simone Kjaer është grumbulluar me Kombëtaren e Danimarkës për sfidat e radhës.

Gjatë konferencës për shtyp ai ndër të tjera lavdoi edhe trajnerin Stefano Pioli duke thënë se ai është një trajner i shkëlqyer.

“Pioli është një trajner i shkëlqyer”.

“Në të njëjtën kohë, ai është një person fantastik që kujdeset për të gjithë lojtarët e tij”.

“Ai krijon një strukturë të nivelit të ekipit si brenda dhe jashtë fushës”, tha Kjaer. /albeu.com/

 


Shtuar 13.11.2021 15:37