Afganistani hap televizionin e parë dedikuar grave
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një kanal i ri televiziv dedikuar vetëm grave, do të fillojë transmetimin e parë në Afganistan.

Ky televizion është lloji i parë në një vend si Afganistani ku industria mbetet e dominuar nga burrat.

Zan Tv (Televizioni i Grave), nis transmetimin e parë këtë të diel, ku gjithë stafi, prezantueset fusha e marketingut e gjithçka tjetër do të jetë vetëm me gra.

Moderatore të lajmeve ka nëpër disa televizione në Afganistan, por megjithatë televizion, emisionet e të cilit i dedikohen grave nuk ka pasur asnjëherë, prandaj ky televizion do të jetë i pari dhe më i riu në vend.

“Jam shumë e lumtur që do sjellim këtë televizion për gratë, sepse ka gra në shoqërinë tonë që nuk i dinë të drejtat që u takojnë”, ka thënë Khatira Ahmadi, 20 vjeçare që do jetë pjesë e këtij televizioni.

Afganistani njihet si vendi me më shumë probleme në lirinë e të drejtave të grave e gjithashtu cenimin e të drejtës për të punuar në media. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori