Afganistan, vriten 8 ushtare amerikane dhe 5 civile
Albeu.com
Tetë ushtarë amerikanë dhe pesë civilë u vranë gjatë 24 orëve të fundit në Afganistanin jugor. Tre ushtarë amerikanë dhe pesë civilë afganë, kur militantët sulmuan selinë e policisë në qytetin e Kandaharit.
Zyrtarët thanë se një person hodhi në erë një makinë me eksplozivë në hyrje të stacionit para se militantët të hapnin zjarr në bazë. Aleanca e Natos tha se forcat e saj dhe policia afgane iu kundërpërgjigjën me sukses sulmit dhe mundën të ndalnin kryengritësit për të hyrë në bazë. Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin. Katër ushtarë të tjerë amerikanë u vranë nga shpërthimet me bombë në anë të rrugës sot, ndërsa një tjetër u vra në një shkëmbin zjarri. Të martën, një ushtar afgan vrau tre trupa britanike në provincën e Helmandit. (voa)
Shtuar më 15/07/2010, ora 10:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori