Afganistan, ushtari amerikan vret 10 civilë
Të paktën 10 civilë afganë janë vrarë nga një ushtar amerikan në provincën e Kandaharit. Sipas mediave ndërkombëtare ushtari kishte qenë në kushtet e depresionit ndërsa nëpërmjet një deklarate të ushtrisë amerikane thuhet se ushtari ishte arrestuar pasi "një incidenti për të ardhur keq".

Autoritetet amerikanë denoncuan incidentin dhe shprehën shqetësimin dhe ngushëllimet ndaj familjarëve të të vrarëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2012, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori